FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Milani merr një ofertë nga Arabia

Milani në të ardhmen mund të ketë pronarë nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Protagonist i kësaj prapaskene është Saeed al-Falasi, pjesëtar i një prej familjeve më të njohura në Emiratet Arabe, pronar i grupit ndërkombëtar “Triangle” që vepron në disa sektorë të ndryshëm, nga tregtia te ndërtimi dhe ndërmjetësimi.

Al-Falasi, siç shkruhet prej tyre, duket se ka bërë një ofertë për të blerë shumicën e aksioneve të Milanit, edhe pse konkretisht ajo është mbajtur sekrete dhe nuk dihet asnjë detaj mbi aspektin ekonomik të kësaj lëvizjeje.

Deri më tani nuk ka asnjë detaj sesa të holla ka vendosur mbi tryezë emiri arab në këtë tratativë hipotetike, edhe pse nëse do të bëhet realisht duhet të kalojë përmes pagesës së kontratës debitore mes Yonghong Li dhe fondit amerikan “Elliot”.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?