FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Milani ndalet edhe nga Udinese, humbet edhe dy “yje” (VIDEO)

Milani hedh një tjetër hap fals në kampionat, duke mos shkuar më shumë se një barazim 1-1 ndaj Udinesen në duelin e zhvilluar në “San Siro”. Gatusso mori edhe dy lajme shumë të këqija, pasi Donnarumma dhe Pasqueta braktisën fushën që në pjesën e parë, duke vendosur në rrezik ndeshjen e fundjavës me Juventusin.

Kuqezinjtë zhbllokuan ndeshjen në fundin e pjesës së parë me Piatek, i cili realizoi pas një pasimi të Calhanoglu. Udinese reagoi mjaft mirë në pjesën e dytë duke gjetur golin e barazimit në minutën e 65-të me një kundërsulm fantastik të konkretizuar nga Lasagna.

Milani nuk arriti që të shënonte një tjetër gol deri në fund, duke ruajtur vendin e katërt me 52 pikë, 4 më shumë se Atalanta dhe Lazio. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?