Milani ndalet nga Parma, Bruno Alves shënon gol spektakolar (VIDEO)
Milani bën një tjetër hap fals në objektivin për të arritur në zonën Champions. Kuqezinjtë nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në transfertën e Tardinit që rezultoi më e ndërlikuar se sa ishte menduar për ekipin milanez. Pas një pjese të parë me shumë pak raste shënimi, në fraksionin e dytë Gattuso hedhë në fushë një ekip më këmbëngulës.
Goli do të vinte në minutën e 69-të, edhe pse të ndihmuar nga fati. Susso krosoi në zonë nga krahu i djathtë, atje ku Castillejo e devijoi me shumë fat në rrjetë, duke befasuar portierin Sepe. Reagimi i Parmës ishte shumë i mirë, duke goditur fillimisht shtyllën, ndërkohë tre minuta nga fundi i kohës së rregullt do të vinte edhe barazimi.
Bruno Alves ekzekutoi në perfeksion një goditje dënimi, duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit Donnarumma, i cili e shoqëroi me sy topin në rrjetë. Deri në fundin e kohës së rregullt rezultati nuk do të ndryshonte, me Milanin që mbetet në vendin e katërt me 54 pikë, ndërkohë që Parma merr një tjetër pikë të rëndësishme për mbijetesën, pasi tashmë gjendet në vendin e 13-të me 36 pikë. /Koha Jone/
(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));
KOHA JONË SONDAZH

