Milani në ankth për vendimin e UEFA-s, ja sa pritet që të jetë gjoba
Në shtëpinë e Milanit po presin me ankth vendimin nga UEFA, që do të marrë masa për shkak të shkeljes së rregullave të merkato. Brenda 31 majit do të bëhet e ditur se çfarë masash do të merren për Milanin. “Gazetta dello Sport” shpjegon se verdikti do të jepet javën e ardhshme.
Te Milani shpresojnë që “dora” e UEFA-s të mos jetë shumë e rëndë. Pritet që gjoba të jetë 20 milionë euro, që pronarët e rinj do ta ndajnë me “Milanin e vjetër”. Yonghong Li mund të trokasë në dyert e “Fininvest” për të kërkuar një pjesë të shumës.
Kjo shifër është e përballueshme, por mund të ndikojë jo pak në merkato e këtij sezoni, teksa kujtojmë se vitin e kaluar janë shpenzuar 200 milionë euro.
KOHA JONË SONDAZH

