Milani nis sulmin për Zaniolon, problemi është forma e transferimit

Milani duket se po mendon seriozisht për të transferuar Zaniolon. Pas vendimit të sulmuesit italian për t’u larguar nga Roma, garës për shërbimet e tij, së fundi i janë bashkuar edhe kampionët në fuqi të Italisë.

Mediat italiane raportojnë se Maldini e Massara kanë kontaktuar me agjentin e Zaniolos, për të diskutuar mbi mundësinë e veshjes së tij kuqezi që në merkaton e janarit.

Zaniolo sheh me sy të mirë një transferim në Milano, aty ku kuqezinjtë janë gati t’i ofrojnë 3.5-4 milionë euro rrogë vjetore, ndërsa tani mbetet të zhvillohen negociatat me Romën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këta të fundit duan ta shesin sulmuesin menjëherë dhe të arkëtojnë të paktën 40 milionë euro, duke qenë se 15% të vlerës së tij të kartonit, i ka ende Interi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjetër Milani është gati ta marrë në huazim për 3 milionë euro dhe të ruajë të drejtën e blerjes për 25 milionë euro në fund të sezonit, në rast të kualifikimit në zonën Champions.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?