FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Milani nuk jep “shpresa”, barazim pa gola edhe ndaj Bolognës (VIDEO)

Bologna dhe Milani nuk kanë shkuar më shumë se një barazim pa gola në ndeshjen e fundit të javës së 16 të Serisë A, e zhvilluar mbrëmjen e sotme në “Dall’Ara”. Barazimi pa gola ishte një rezultat që i shkon më shumë për shtat Bolognës, pasi e ardhmja e Inzaghit ishte në dyshim dhe një humbje sot ndaj Milanit, mund t’i kushtonte shtrenjtë ish sulmuesit italian.

Milani humb një mundësi të mirë për t’u larguar nga ndjekësit dhe për të konsoliduar pozitat në zonën Champions. Vlen të përmendet se Milani luajti me 10 futbollistë nga minuta e 76’, pasi Bakayoko u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, ndërsa telashet për Gattuson u shtuan pak minuta më vonë, kur edhe Kessie u ndëshkua me karton të verdhë.

Kjo pasi tashmë për sfidën e ardhshme të Milanit në kampionat, atë kundër Fiorentinës më datën 22 Dhjetor, Gattuso duhet të bëjë llogaritë pa Bakayokon dhe Kessien.

Swiss Digital Desktop Reklama



Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?