FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Milani nuk ndalet në merkato, pas Paqueta-s kërkon një tjetër talent

Të rinj dhe me kualitet. Milani vijon planin në merkato për të afruar emra të rinj, duke investuar në elementë që mund t’i shërbejnë ekipit në të ardhmen. Menaxheri i përgjithshëm Leonardo pasi siguroi shërbimet e brazilianit do të donte të bënte të njëjtën gjë me blerjet e ardhshme të merkatos së dimrit, për shkak se Milan nuk synon të ndalojë në Paqueta, por vazhdon kërkimin për një mesfushor që mund të luajë si në qendër ashtu edhe në mes.

Spekulimet e fundit çojnë te Leandro Paredes, i cili ishte afër kuqezinjve gjatë merkatos së fundit të transferimit. Ish-lojtari i Romës, aktualisht në Zenit në Shën Petersburg, do të kishte dhënë tashmë vendimin e tij për një kthim në Itali, një vend ku u rrit si futbollist duke luajtur së pari në Verona, Empoli dhe më pas në kryeqytet.

Paredes ka një kosto të lartë dhe Zenit nuk do ta humbiste pas blerjes në korrik 2017 për rreth 25 milionë euro. Milan e ka përfshirë atë në listën e përforcimeve të mundshme të janarit, por gjithashtu vlerëson edhe profilet e tjera, sepse duhet t’i kushtojë vëmendje UEFA-s dhe rregullave të financial fair play.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?