FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Milani nuk ndalet, zyrtarizon një tjetër blerje në merkato

Milani bën goditjen e radhës në merkato, duke u konfirmuar si një nga klubet më aktive në tregun e transferimeve. “Djalli” ka zyrtarizuar blerjen e Fodé Ballo-Touré, futbollist 24-vjeçar senegalez që luan në krahun e majtë të mbrojtjes.

“Milan është i lumtur të njoftojë se ka siguruar shfaqjet sportive të futbollistit Fodé Ballo-Touré nga Monaco. Mbrojtësi ka nënshkruar një kontratë me klubin e Milanit deri më 30 qershor 2025 dhe do të mbajë numrin 5 në fanellë”.

Ballo-Touré ka spikatur prej dy sezonesh te Monaco (ku mbërriti në janar 2019 nga Lille), me të cilën zhvilloi 74 ndeshje. Në skuadrën e drejtuar nga Stefano Pioli ai do të jetë një alternativë për Theo Hernandezin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?