Milani për turp, ndalet edhe nga Empoli i Veselit (VIDEO)

Milani vazhdon të zhgënjejë në Seria A. Kuqezinjtë nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në transfertën ndaj Empolit, duke konfirmuar momentin e vështirë që po kalojnë. Gattuso ka vuajtur shumë mungesën e Higuain, i cili nuk ishte as në stol për shkak të një dëmtimi.

Milani e nisi mjaft mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh që në minutën e 10-të me Biglian, i cili u ndihmua edhe nga devijimi i mbrojtësit Capezzi. Empoli reagoi mjaft mirë, teksa do të arrinin që të barazonin rezultatin në pjesën e dytë. Në minutën e 71-të, Romagnoli bën një gafë të madhe duke i dhuruar topin kundërshtarit dhe më pas shkaktoi faull brenda zonës. Nga pika e bardhë shkoi Caputo, i cili mposhti portierin Donnarumma.

Në minutat e fundit Milani kërkoi golin e avantazhit, por portieri Terracciano bëri disa ndërhyrje fantastike. Në këtë ndeshje për 90 minuta luajti dhe mbrojtësi i kombëtares sonë Federic Veseli. Kuqezinjtë pas këtij barazimi mbeten në vendin e 14-të me 6 pikë, por dhe me një ndeshje më shumë për të luajtur. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?