Milani përmbysje spektakolare ndaj Dudelange, 4 gola për 15 minuta (VIDEO)
Milan ka rrëmbyer një fitore spektakolare ndaj Dudelange. Skuadra kuqezi ka triumfuar 5-2 në shtëpi në një ndeshje që rrezikoi ta humbiste.
Milani kaloi në avantazh me Cutrone-n në minutën e 21-të, por miqtë, të cilët ishin të eliminuar nga Europa League para këtij takimi, janë kundërpërgjigjur në minutën e 39-të me Stolz dhe kanë përmbysur gjithçka në të 49-ën me Turpel. Kthesa e Milanit erdhi në të 66-ën, kur Stelvio ka devijuar topin në portën e tij pas një krosimi të Calhanoglu.
Turku ka qenë përsëri protagonist katër minuta më vonë pasi ka realizuar golin e tretë të vendasve me një goditje perfekte nga 27 metra. Në të 78-ën ka ardhur edhe autogoli i dytë i ndeshjes, i realizuar përsëri nga miqtë. Këtë herë i pafati ka qenë Schnell. Festa e kuqezinjve ka vazhduar tri minuta më vonë me Borini-n, i cili ka fiksuar shifrat në 5-2.
Ky rezultat e ka ndihmuar skuadrën e Gattuso-s të mbajë vendin e dytë dhe të shkojë tri pikë larg nga vendi i tretë që mbahet nga Olympiakos.


KOHA JONË SONDAZH

