FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Milani rigjen fitoren në Seria A, mund surprizën Sassuolo në transfertë (VIDEO)

Milani më në fund gjen fitoren pas tre ndeshjesh në Seria A. Kuqezinjtë kanë fituar në transfertën e vështirë të Sassolos në shifrat 4-1, me katër gola të shënuar nga jashtë zonës. Gattuso në këtë ndeshje nuk kishte asnjë sulmues kryesor, pasi mungonin si Higuain ashtu edhe Cutrone, i cili luajti vetëm në pjesën e dytë.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 39-të nga Frank Kessie, ndërkohë që në fillimin e të dytës do të ishte Suso që do të dyfishonte rezultatin. Dis minuta më pas do të vendoste firmën e tij edhe sulmuesi Castellejo, me një gol fantastik me të majtën.

Sassuolo u mundua që të rihapte ndeshjen në minutën e 68-të me Djuricic, por Milani shënoi edhe një tjetër gol me Suson, sërish me një goditje nga distanca. Kuqezinjtë ngjiten në vendin e 10-të me 9 pikë, por kanë dhe një ndeshje më shumë për të luajtur. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?