FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Milani sfidon sonte Realin për trofeun “Bernabeu”, Higuain debuton me kuqezinjtë

Reali i Madridit do të zbresë sot në mbrëmje, në orën 21:00, në stadiumin “Santiago Bernabeu” për trofeun që mban të njëjtin emër me impiantin prej 80 mijë vendesh, një sfidë historike në nder të presidentit më legjendar të klubit spanjoll.

Kundërshtari i “galaktikëve” do të jetë skuadra e Milanit, një ndeshje madhështore, edhe pse fatkeqësisht prestigji i saj ka humbur disi në vitet e fundit, duke parë krizën e rezultateve dhe atë ekonomike ku kanë notuar kuqezinjtë.

Gjithsesi, nëse interesi për të parë në aksion Realin e ri të Hulen Lopeteguit do të jetë i madh, akoma më i madh do të jetë interesi për të parë në aksion për herë të parë Milanin e Gonzalo Higuainit. “Pipita” do të rikthehet në Madrid si kundërshtar me një tjetër fanellë, pasi këtë e pati bërë edhe me bluzën e Juventusit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?