Milot Rashica sërish në formacionin e javës në Bundesligë
Milot Rashica vazhdon të shkëlqejë në Bundesligë gjatë këtij sezoni me Werder Bremenit. Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës realizoi një gol dhe asistoi një tjetër në fitoren 3-1 të skuadrës së tij ndaj Mainzit fundjavën e kaluar.
Rashica është vendosur në krahun e djathtë të mesfushës, kurse në 11-she janë edhe “yje” të tjerë si Da Costa, Guerrero e Poulsen.
Lojtari anësor deri më tani ka pasur 28 paraqitje për Werderin dhe ka shënuar 9 gola në të gjitha garat, 8 vetëm në Bundesligë.

KOHA JONË SONDAZH

