Ministri i Brendshëm i Italisë: Higuain më turpëroi, duhej skualifikuar për një kohë të gjatë

Matteo Salvini, ministri i Brendshëm i Italisë dhe tifoz i zjarrtë i Milan-it, në shkallët e “San Siro” për të ndjekur Milan-Juventus. Atij nuk i ka pëlqyer aspak sjellja e Gonzalo Higuain, i ndëshkuar me karton të kuq për protesta.

“Futbolli është pasqyra e vendit. Të dielën isha në ‘San Siro’ dhe më ka ardhur turp për sjelljen e qendërsulmuesit të Milanit. Edhe pse jam një tifoz i tyre, shpresoja ta skualifikonin për një kohë të gjatë”, ka thënë Salvini.

Sulmuesi i kuqezinjve u pezullua me dy jave pezullim. Argjentinasi u transferua në Milan nga Juventusi gjatë afatit kalimtar të verës në formë huazimi. Kuqezinjtë e kanë opsionin e mundësisë së blerjes së sulmuesit gjatë merkatos së verës së ardhshme për 36 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?