Ministri i Brendshëm i Italisë shuan polemikat me Gattuson: Fola si tifoz

Pas kundërpërgjigjes së Gattusos pas barazimit 1-1 ndaj Lazios, ka ardhur edhe një tjetër reagim nga Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini. “kam respekt të madh për Gattuson si lojtar dhe trajner, por unë fola si tifoz. Mendoj se me disa ndryshime, ndeshja mund të kishte përfunduar ndryshe. Kur ndeshja ishte 1-0, trajneri i Lazios bëri 3 zëvendësime, duke hedhur në fushë lojtarë të freskët, ndërkohë që ne nuk bëmë asnjë ndaj dhe fola si tifoz. Gattuso është trajneri më i mirë që Milani mund të ketë”. Deklaroi ai.

Pas ndeshjes deklarata e Gattusos ishte thumbuese: “Me të gjitha problemet që ka ky vend, ai mendon për zëvendësimet që mund të bëhen në një ndeshje, ndaj nuk di çfarë të them”. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?