FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Miqësorja me Jordaninë, policia publikon masat e sigurisë

Sot në orën 20:00, në “Elbasan Arena do të luhet ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Jordanisë, një përballje që shihet si test për kuqezinjtë, në prag të ndeshjes me Izraelin për Ligën e Kombeve.

Policia e Elbasanit ka marrë masat për mbarëvajtjen e këtij takimi me përfaqësuesen jordaneze. Të angazhuar për sigurinë e kësaj ndeshjeje do të jenë 135 forca të Policisë së Rendit, Qarkullimit, Shqiponjat, FNSH dhe Policisë Kriminale.

Po kështu, gjatë orëve të pasdites do të ketë bllokim të aksit rrugor që të çon në stadiumin “Elbasan Arena”, që do të zgjasë deri në përfundim të sfidës, ndërkohë që do të mbyllen edhe lokalet që janë rreth impiantit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtoria e Policisë së Elbasanit bën të ditur gjithashtu se do të kryhen kontrolle te tifozët në hyrje të stadiumit, pasi nuk do të lejohet futja e sendeve të forta, fishekzjarrëve, monedhave apo çakmakëve e çelësave.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?