FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Miqësorja me Norvegjinë/ Panuçi fton bomberin e njohur pas një viti

Bekim Balaj rikthehet në Kombëtare pas më shumë se një viti. 27-vjeçari do të jetë në dispozicion të trajnerit italian për miqësoren që do të zhvillohet në “Elbasan Arena” në 26 mars kundër Norvegjisë.

Sulmuesi shkodran nuk ishte grumbulluar në ndeshjet e fundit, më saktësisht që nga miqësorja me Bosnie-Herzegovinën në 28 mars të vitit të kaluar. Kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin 1-2, teksa golin e vetëm për Shqipërinë e shënoi 27-vjeçari nga Shkodra.

Në atë kohë kombëtarja shqiptare drejtohej nga trajneri Xhani De Biazi, ndërsa Balaj ka humbur 7 takimet e fundit, 2 me De Biazin dhe 5 me Kristian Panuçin, prej të cilave 5 ishin ndeshje zyrtare. Në këtë sezon Balaj është aktivizuar në 8 takime me Akhmat Grozny në Superligën ruse, prej të cilave vetëm 4 si titullar.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?