FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mjafton një ndeshje, Herolind Shala “gradohet” kapiten i Sparta Pragës

Një ndër lojtarët më të rinj të kombëtares sonë, Herolind Shala, bëhet protagonist në radhët e skuadrës çeke të Spartës së Pragës. Ai iu bashkua vetëm pak javë më parë ekipit të Pragës dhe në miqësoren që kampionët në fuqi të Çekisë zhvilluan ndaj Zilinës, 22-vjecari shqiptar mbante në krah shiritin e kapitenit, edhe pse nuk ka asnjë muaj që shtë pjesë e kësaj skuadre. Me numrin 10 mbi shpinë, Shala mori përsipër organizimin e lojës së Spartës, ndërsa takimi përfundoi në barazim 1-1. Pas ndeshjes ai mori edhe vlerësimet e trajnerit Vitezslav Lavicka, që i kishte dhënë një përgjegjësi të madhe futbollistit të kombëtares shqiptare që në ndeshjen e debutimit. Herolind Shala spikati për tre sezone radhazi tek ekipi i Odd në Norvegji, në radhët e së cilës ai shënoi 20 gola në 90 ndeshje të kampionatit norvegjez. Në muajin nëntor, ai debutoi edhe me kombëtaren shqiptare në miqësoren me Francës, për t'u aktivizuar sërish disa minuta me Italinë në Luiggi Ferraris të Genoas. Fakti se kaloi tek një ekip më i madh, që sezonet e fundit ka marrë pjesë edhe në Champions League, si dhe është graduar kapiten pa nisur mirë karrierën, do të thotë se de Biasi dhe kombëtarja shqiptare kanë fituar një  lojtar më shumë. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?