Mlani kërkojnë me ngulm mbrojtësin shqiptar që luan në Angli

Milanit pritet të bëjë ndryshime të rëndësishme në merkaton e verës. Kuqezinjtë kanë hedhur sytë nga Anglia d për mbrojtësin me origjinë shqiptare, Shkodran Mustafi. 27-vjeçari aktualisht luan në Premier League me Arsenalin, ndërsa disa sezone më parë ka luajtur në Itali me Sampdorian.

Ky sezon te “Topçinjtë” nuk ka qenë aspak i mirë për mbrojtësin shqiptar, madje ai është zgjedhur si një nga dështimet e mëdha të këtij sezoni në Premier League. Sipas “Calciomercato”, mbrojtësi i kombëtares gjermane, mund të transferohet te kuqezinjtë sezonin tjetër.

Milani është në kërkim të një lojtari i cili do të zëvendësojë Cristian Zapata, që pritet të largohet nga kuqezinjtë në fund të këtij sezoni. Mustafi ka një kontratë deri në vitin 2021 me Arsenalin, por nuk kushton më shumë se 30-35 milionë euro. Kuqezinjtë synojnë që ta transferojnë në formë huazimi me të drejtë blerje.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?