FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Modelja mohon akuzat e përdhunimit nga Ronaldo: Është lajm i rremë

Cristiano Ronaldo dhe akuzat për përdhunim janë shtuar së fundmi në mediat ndërkombëtare. Ndër lajmet e shumta që po e pasurojnë këtë temë, përfshihet edhe Ruby Rubacuori.

Përmes një njoftimi për shtyp të ANSA, avokati i vajzës, Paola Boccardi, ndërhyri mbi çështjen duke mohuar se ka akuza ndaj portugezit:”Është një lajm i rremë. Sigurisht, që ajo në vitet e fundit nuk ka bërë asnjë deklaratë në lidhje me Ronaldon”, tha avokatja Paola Boccardi.

Në këtë mënyrë Ronaldo shpëton nga një tjetër akuzë e mundshme që ishte përfolur në ditët e fundit, teksa ka një çështje të hapur me Kathryn Mayorga, me të cilën do të përballen në gjyq për shkak se kjo e fundit pretendon se e ka përdhunuar 9 vite më parë. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Image result for ruby ronaldo

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?