Modric harron Interin: 6 vite duke luajtur me klubin më të mirë në botë!
Luka Modric është i lumtur te Real Madrid. Kohët e fundit, kroati ka qenë i lidhur me një kalim të mundshëm tek Interi, një operacion, i cili dështoi gjatë kësaj vere.
Numri 10 i madrilenëve, ka publikuar sot një fotografi në llogarinë e tij Instagram 6 vjet më parë. Imazhi korrespondon me ditën kur Modric u prezantua si lojtari më i ri i Real Madridit pas largimit të tij nga Tottenham.
Kroati shoqëroi fotografinë me tekstin e mëposhtëm: “6 vjet duke luajtur për klubin më të mirë në botë, Hala Madrid, gjërat më të mira kurrë nuk janë të lehta”. Pa dyshim, një mesazh qetësues për tifozët e Realit për të ardhmen, një e ardhme në të cilën Modric e sheh me fanellën e bardhë. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

