Modric: Në fillim askush nuk besonte te unë, çmimet i kam fituar me punë
Luka Modric ka dhënë një intervistë për numrin e janarit të revistës GQ. “Topi i Artë” për 2018-ën ka kaluar një vit fantastik në karrierën e tij, në të cilin ka marrë vlerësime të mëdha:
“Më bën të lumtur fakti që njerëzit, më në fund, kanë njohur gjithçka që kam arritur në karrierën time sportive. Unë kam jetuar i rrethuar nga dyshimet që nga fëmijëria, sidomos për aspektin fizik. Disa mendonin se fiziku i bëshëm ishte i rëndësishëm për të pasur sukses në jetë dhe në futboll, por kurrë nuk dyshova në veten time.
Me besim në veten time ia kam dalë të bëhem pjesë e klubit më të mirë në botë. Në fillim, shumë njerëz nuk besonin tek unë. Kjo është pjesë e jetës sime.
Kam qenë gjithmonë i rrethuar nga dyshimet, duke dëgjuar se nuk do të arrija dot në majë. Të gjitha çmimet, të tillë si “FIFA World Player” apo “Topi i Artë”, i kam merituar. Nuk më ka falur kush asgjë, e kam arritur gjithçka duke punuar”, deklaroi Luka Modric.

KOHA JONË SONDAZH

