Modric përplaset me shokun e ekipit në stërvitje, shikoni shkakun (VIDEO)
Luka Modric jemi mësuar që ta shohim të qetë gjithmonë në fushën e lojës, teksa në sezonin e fundit ka qenë një ndër më të mirët te Reali dhe Kroacia. Sezoni i ri nuk ka qenë në pritshmëritë e tij, teksa situata te klubi madrilen nuk është aq pozitive.
Në stërvitjen e radhës, Modric ka pasur një përplasje me shokun e ekipit Vinicius Junior, për shkak se talenti nuk bëri asnjë përpjekje për të kapur topin në momentin që po luanin në rreth me ekipin.
Kroati u nervozua për faktin se do të futej në mes me një prej shokëve, ndërkohë që braziliani vijoi që të qeshë. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

