Modric pranon krimin, shmang burgun duke paguar 400 mijë euro
Luka Modric ka arritur një marrëveshje me autoritetet e shtetit spanjoll në lidhje me akuzat për evazion fiskal, duke shmangur pezullimin prej 8 muajsh burg. Ylli i Real ka pranuar fajin për mosdeklarimin e një shume prej 870,728 eurosh.
Sipas marrëveshjes së arritur me autoritetet e Spanjës, Modric duhet të paguajë 40% të shumës që nuk ka deklaruar, që është 348,291 euro. Gjithashtu, ai ka mundësinë e zëvendësimit të ndëshkimit, siç kanë bërë futbollistë të tjerë para tij, kundrejt një pagese 250 euro në ditë për kohëzgjatjen e dënimit.
Modric do të duhet të paguajë pak më shumë se 400 mijë euro për mbylljen e çështjes.
KOHA JONË SONDAZH

