FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Modric thumbon sërish Ronaldon: Prania e tij eklipsoi Benzema-n

Luka Modric vazhdon të sulmojë portugezin Cristiano Ronaldon me deklaratat e tij. Mesfushori kroat pasi mori topin e artë u shpreh se në futboll nuk kanë rëndësi vetëm golat duke thumbuar portugezin, ndërkohë që tashmë ka bërë një krahasim me Benzema, duke fajësuar Cr7, i cili sipas tij e ka lënë në hije.

“Benzema ka qenë dhe mbetet një lojtar i madh. E shoh përditë në stërvitje atë që ai bën, ndaj e vlerësoj shumë. Prania e Cristiano Ronaldo te Reali eklipsoi atë dhe shumë lojtarë të tjerë, pasi portugezi tërhiqte vëmendjen e të gjithëve në media.

Por Karim është po aq i talentuar sa CR7, një makinë golash, çka e ka vërtetuar gjatë këtyre viteve me fanellën e Real. Njerëzit ende nuk e kuptojnë se ai është një kampion dhe se sa i rëndësishëm është ai për ne”, deklaroi Modric.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?