Modric: Topi i Artë ka vlerë vetëm nëse e fitojnë Messi e Ronaldo?

Luka Modric ka dhënë intervistën e tij të parë pas dhënies së Topit të Artë. Gati dy javë pas marrjes së çmimit që krijoi shumë polemika, mesfushori i Real Madridit, ka rrëfyer haptazi në gazetën kroate Sportske Novosti “, një bisedë në të cilin lojtari i lindur në Zadar pretendon se çmimi ishte i merituar.

“Nuk e di pse Messi e Ronaldo nuk erdhën në ceremoninë e Topit të Artë, është zgjedhja e tyre. Problemi është se Topin e Artë e fitova falë votave të gazetarëve, trajnerëve, futbollistëve, dhe është mungesë respekti ndaj tyre që të thuash se Topi i Artë ka vlerë vetëm nëse e fitojnë Messi e Ronaldo. Nuk është e ndershme kundrejt votuesve, por edhe kundrejt futbollistëve që janë përfshirë në listën e kandidatëve në 10 vitet e fundit.

Topi i Artë i jepet një futbollisti që ka bërë diçka në një vit të caktuar, jo futbollistit më të mirë në planet. Nëse vendos kriteri i dytë, Messi e Ronaldo janë dy fenomenë që kanë dominuar botën në 10 vitet e fundit dhe fitojnë gjithçka derisa të lënë futbollin nëse votohet për cilësinë e lojtarëve, por nuk funksionon kështu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jam dakord me Simeonen kur mbron lojtarin e tij dhe thotë se Griezmann është më i miri në botë, por nuk ka arsye pse të sulmojë vazhdimisht Realin dhe lojtarët e tij, duke gjetur arsye josportive për të shpjeguar triumfet e Realit. Kam shumë respekt për Simeonen, Atleticon dhe tifozët e tij, por humbjet duhen pranuar me dinjitet e sportivitet”, deklaroi Modric.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?