Moggi: Futbolli italian në krizë, e dëshmon dhe fakti që Ronaldo shihet si Zot

Luciano Moggi, ish-drejtori sportiv i Juventusit, ka folur për “RMC Sport” në lidhje me transferimin e Cristiano Ronaldos, momentit që po kalon futbolli italian si dhe gjendjes në kombëtare axurre.

“Futbolli italian kohët e fundit është në krizë dhe këtë e tregon shumë mirë transferimi i Ronaldos. Ai erdhi në Itali dhe këtu po pritet si të ishte Zot. Kjo ndodh sepse në Italia nuk ka lojtarë që mund të quhen fenomen. Ai mund të shënojë 15-20 gola në Itali, por nuk më pëlqen mënyra se si po reagohet në lidhje me golin e parë që mund të shënohet. I duhet të përshtatet edhe pse është kampion. Do t’i duhet kohë.

Mancini? Ajo që thotë ai është e drejtë, po duhet ta kishte menduar diçka të tillë që kur ishte trajner i Interit, kur i linte italianët jashtë, atyre iu mungojnë edhe mundësitë. Sa i përket shiritit të kapitenit, mendoj se është një çështje dytësore pasi në këto momente, ka gjëra më të rëndësishme që duhen rregulluar. Revolucioni duhet të nisë nga shkollat e futbollit, të mendohet më pak për taktikën dhe më shumë për teknikën individuale”, deklaroi Moggi.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?