Moggi: Juvja gaboi me blerjen e Ronaldos, ju tregoj si e shita Zidane te Reali

Tani është 81-vjeç, por Luciano Moggi mund të japë ende leksione sesi mund të veprohet me zgjuarsi për të mbyllur marrëveshje të mëdha. Në një intervistë për “Corriere dello Sport”, i pyetur për blerjen e Cristiano Ronaldos, shpjegon se ku ka gabuar Juventusi.

“Blerja e Ronaldos është punë e Fiatit. Unë Cristiano Ronaldon e kisha blerë një herë. Ishte 18-vjeç dhe luante te Sportingu i Lisbonës. E pashë dhe mëngjesin tjetër firmosa kontratën. 5 miliardë lireta, plus kartonin e Salas, të cilit do t’i jepja edhe një milion për prishje me marrëveshje të kontratës. Por Salas preferoi të shkonte te River Plate, ndërsa Ronaldo u ble nga Manchester United. Në atë kohë Juvja ishte në krizë, nuk kishim asnjë liretë.

Për marketingun është një blerje e jashtëzakonshme. Por unë nuk do të kisha blerë një futbollist 33-vjeçar me këto shifra e aq më tepër pa shitur akoma Higuainin, një sulmues, që, gjithsesi, të siguron 20 gola në kampionat. Vetëm pas të siguroja 50 milionë euro nga Higuain, do të zyrtarizoja blerjen e Ronaldos”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për ta kuptuar filozofinë e tij, Moggi tregon historinë e shitjes së Zidane te Reali i Madridit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Doni të dini historinë e vërtetë të shitjes së Zinedine Zidane te Reali i Madridit? Më erdhi miku im, Florentino Perez, dhe më tha: Dua të bëhem presidenti i Realit, nëse them se do të blej Zidane, a mund të bëhet? I thashë se mund ta thuash, por nuk e di nëse do ta shes. Ku e kuptova se Perez do të zgjidhej president, shkova në fshehtësi te Cragnoti dhe bleva Nedvedin nga Lazio, ndërsa nga Parma mora dy, Buffon dhe Thuram. Informacionin për Zidane nuk e dinte njeri, ndryshe të tre lojtarët që mora do të kishin kushtuar shumë më tepër. E shita 150 miliadë lireta Zidanen e dola 145 miliardë me fitim.”

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?