Moise Kean merr ofertë tunduese nga Fulham, Juvja gati të bllokojë Moratën

Moise Kean është rikthyer të stërvitet me skuadrën, por e ardhmja e tij te Juventusi nuk është e sigurt. Ditët e fundit duket se është ndezur interesimi i Fulham për sulmuesin e ri të Juventusit, përflitet një ofertë 40 milionë euroshe.

Një shifër tërheqëse për “Zonjën e Vjetër”, e cila në këtë rast ka vendosur të fokusohet në një “dorë të dytë të sigurt”. Është Alvaro Morata, një lojtar që gjithmonë është vlerësuar shumë nga Allegri dhe i etur për t’u rikthyer në Itali, mbi të gjitha në Torino.

Për herë të tretë në karrierën e tij. Giuntoli e “ka bllokuar” atë në pritje për të kuptuar se çfarë do të ndodhë me Kean. Megjithatë, kjo do të ishte një zgjidhje paraprake. Gjithashtu, sepse pista që të çon te Domenico Berardi mbetet e hapur, nëse Juve vendos të plotësojë kërkesat e Sassuolos.

Swiss Digital Desktop Reklama

Carnevali ishte i qartë: duhen 30 milionë euro, përndryshe kapiteni do të mbetet në Reggio Emilia. Për këtë arsye tërheqja e dy klubeve mund të çojë në një marrëveshje “me interes të përbashkët” në orët e fundit të merkatos.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?