Momente paniku në Angli, tifozi transportohet me helikopter pasi humbi ndjenjat (FOTO & VIDEO)
Sporti E Enjte, 29 Korrik 2021 00:17
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Angli. Një helikopter i ndihmës së shpejtë ka zbritur në fushën e blertë në ndeshjen mes Çesterfilld dhe Linkoln.
Pas 26 minutash lojë një tifoz ka pasur nevojë për ndihmë mjekësore pasi ka humbur ndjenjat. Ndeshja e Kategorisë së Dytë është ndërprerë për disa minuta nga arbitri për të lirua fushën, teksa klubi vendas i ka uruar shërim të shpejt tifozit dhe i ka shprehur mbështetje familjarëve të tij.


KOHA JONË SONDAZH

