FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Monaco e nis me këmbën e mbarë, mposhtë për 14 minuta Nantes (VIDEO)

Monaco e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri në Ligue 1. Skuadra nga Principata fitoi thellë 1-3 në “Stade de la Beaujoire” ndaj Nantes, falë një paraqitjeje të jashtëzakonshme në pjesën e dytë.

Skuadra e Leonardo Jardim shfaqi potencialin e saj në pjesën e dytë me 3 gola brenda 14 minutave lojë. Në të 69-ën Rony Lopes ndoqi me zgjuarsi aksionin në shtyllën e dytë, ku realizoi me kokë golin që zhbllokoi takimin. Në minutën e 80-të Stevan Jovetic, pasi u shërbye me mjeshtëri nga Falcao, nuk gaboi përballë portierit, ndërsa goditjen përfundimtare Nantes ia dha pikërisht sulmuesi kolumbian pranë zonës së portierit i asistuar nga Grandsir. Në kohën shtesë Sala shkurtoi diferencë në 3-1 me golin e tij që vlejti vetëm për statistikë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?