Montella: Cristiano Ronaldo mund të vinte te Milani
Fiorentina nuk fiton prej dy muajsh, teksa të shtunën do të udhëtojë në Torino për të sfiduar kampionët e Italisë, që dëshirojnë që të festojnë që këtë javë titullin për të harruar eliminimin në Champions League. Vincenzo Montella në konferencë për mediat nuk fsheh faktin se mendimi i “vjollcëve” do të jetë te gjysmëfinalja e kthimit në Bergamo ndaj Atalantës.
“Pres një Juventus i zhgënjyer, por të ashpër. Ata kërkojnë që të rikthehen menjëherë, por shpresoj që të mos ndodhë ndaj nesh. Futbollistë të rinj? Po mund të marrë ndonjë në Torino, sepse do të mendojmë edhe për ndeshjen me Atalantën, shumë e rëndësishme. Do të kemi ditë për të rikuperuar, por ndonjë edhe do të pushojë”.
Montella ka rrëfyer edhe një prapaskenë shumë interesante, pasi mund të kishte stërvitur Cristiano Ronaldon në kohën kur ishte pjesë e Milanit.
“Është folur kur unë isha pjesë e Milanit, por nuk u besua deri në fund. Kishte një mundësi për të ardhur. Ronaldo është një pikë referimi për çdo njeri që do të bëhet futbollist. Messi ka talentin, që shumë nuk kanë fatin që ta kenë”, deklaroi Montella. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

