FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Morata drejt transferimit te Milani, Higuain synon ribashkimin me Sarrin

Transferimi i Alvaro Morata në radhët e Milanit është vetëm çështje orësh. Prej ditësh është përfolur se e ardhmja e sulmuesit spanjoll do të jetë larg Londrës dhe me kalimin e ditëve këto zëra sa vinë e konfirmohen akoma edhe më shumë.

Për të mbyllur me sukses operacionin Chelsea dhe Milan do të shkëmbejnë mes tyre Moratën dhe Higuain. Drejtori sportiv i kuqezinjve Leonardo dhe drejtoresha e Bluve të Londrës Marina Granovskaia janë takuar shpesh kohët e fundit pikërisht për të gjetur gjuhën e përbashkët për këta dy lojtarë, por jo vetëm.

Në oparacion pritet të përfshihen edhe një rikthim i Bakayokos tek Chelsea dhe kalimi i Cesc Fabregas tek Milani. Sipas raportimeve bisedimet mes palëve do të intensifikohen akoma edhe më tepër duke nisur që nga 1 janar i 2019-ës.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?