FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Morata nën presion nga tifozët: Kishte ditë që s’doja të ngrihesha nga shtrati!

Alvaro Morata nuk ka përjetuar një eksperiencë shumë të mirë në këtë sezon teksa në disa raste sulmuesi spanjoll është hasur me ofendimet e tifozëve për shkak të formës aspak të mirë.

Futbollisti i Juventusit ka treguar se këto situata i ka përjetuar shumë negativisht duke theksuar se ka pasur ditë ku i ka munguar dëshira edhe për t’u ngritur nga shtrati.

“Ka pasur momente kur nuk kam pasur as dëshirë për t’u ngritur nga shtrati. E kam thënë shpesh që kam kaluar shumë momente të shëmtuara dhe ndoshta me një mentalitet tjetër do të mund të isha një futbollist më i mirë. Por, kam ende shumë vullnet për të dalë nga momentet e vështira, përndryshe nuk do të kisha këtë karrierë që kam aktualisht”, u shpreh Morata.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?