FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Morata tradhton Realin, i vetëofrohet Barcelonës në merkato

Alvaro Morata ndihet i pakënaqur në Londër, teksa mediat në Spanjë shkruajnë se ai i është vetëofruar skuadrës së Barcelonës.

Burime nga “RAC1”, bëjnë me dije se ish-sulmuesi i Realit të Madridit ka kërkuar vetë që të transferohet përsëri në kampionatin spanjoll, por këtë herë në “Camp Nou”. “Blutë e Londrës” kanë shpenzuar 65 milionë euro për kartonin e sulmuesit spanjoll, por pa arritur të nxjerrin më të mirën prej tij.

Duket se Barça ka rënë dakord me këtë propozim dhe raportohet se ka dërguar delegatët e saj në Londër. Gjithsesi, negociatat janë në një fazë shumë të hershme dhe nuk mund të flitet shumë për to momentalisht.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?