FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Moratti: Episodi i 1998? Ja vendimi që do të kishte marrë VAR

Në Serinë A, një nga momentet historike dhe më të kontestueshme mbetet ndeshja Inter-Juventus e vitit 1998 me një episod që edhe pas 20 e më shumë vjetësh vijon të komentohet, diskutohet dhe sërish janë të ndarë në mendime.

Ish presidenti emblematik i Interit, Massimo Moratti foli në një intervistë ku dha mendimin e tij për episodin e famshëm por kësaj radhe nëse ndeshja do të asistohej edhe nga teknologjia në fushë.

“Çfarë do të kishte ndodhur nëse do të kishte pasur Var në atë ndeshje në “San Siro? Unë mendoj se do të ishte njësoj, sepse pas VAR-it, do të kishte njerëz që mendonin në të njëjtën mënyrë siç u vendos në atë ndeshje. Pra asnjë vendim i kundërt”, tha Moratti duke “thumbuar” sistemin e atëhershëm të kapur nga Moggi me shokë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Do të ofendoja ata që kanë fituar gjithçka, nëse do të tregoja një tjetër ekip që kam përzemër. Megjithatë, ajo e Ronaldos, Zamoranos, Recoba dhe Djorkaeff mbeti në zemrën time. Mourinho? Sigurisht, raporti mes nesh është i mirë dhe jam i lumtur që ai është te Roma, ku po bën mirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

E mora te Interi sepse më kujtonte shumë Herrerën, më pëlqeu fakti që si Magjistari, ishte ndryshe, provokues, shumë i zoti në komunikim, shumë inteligjent. Përveç të qenit jashtëzakonisht i suksesshëm. A do të rikthehem te Interi? Më telefonojnë shpesh, madje kohët e fundit sa herë që Interi humbet një ndeshje. Por nuk është më një rrugë e përshkueshme për mua”, deklaroi Massimo Moratti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?