Morën vesh lajmin e dhimbshëm në fushë, trajnerit të Kaljarit i bie të fikët

Fytyra të shpërfytyruara, lot, duart në kokë: kështu u përjetua nga futbollistët e Kaljarit dhe Xhenoas në fushën e lojës lajmi i dhimbshëm për ndarjen nga jeta të kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori.

Portieri Matia Perin ka vrapuar në dhomat e zhveshjev epër të shoqëruar presidentin e Kaljarit, Guilini, i cili nuk ndihej mirë. Kujtojmë që Astori u bë një emër i njohur në futbollin italian pikërisht me fanellën e Kaljarit, ku luajti nga viti 2008, deri në vitin 2016, për të kaluar më pas te Roma e Fiorentina. Shumë nga lojtarët aktualë të Kaljarit kishin luajtur përkrah tij ndërsa edhe trajneri i kësaj skuadre, Diego Lopez, kishte qenë edhe shokë skuadre, edhe trajner i tij.

Ndaj sapo ishte përhapur lajmi, Lopez kishte pësuar një gjendje të fikëti, duke alarmuar stafin mjekësor të skuadrës që kishte lajmëruar organizatorët e Serisë A që në një situatë të tillë do të ishte absurde të luhej.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?