Mori karton të kuq ndaj Juves, Apeli merr vendimin përfundimtar për Higuain

Nuk ka as ulje dhe as ndryshim dënimi për Gonzalo Higuain.

Sulmuesi i Milanit do të jetë i pezulluar për dy ndeshjet e ardhshme dhe kjo është ajo që u vendos nga Komisioni i Disiplinës.

Gjithë dënimi është bazuar në sjelljen jo të hijshme të lojtarit në ndeshjen e luajtur në “San Siro” midis Milanit dhe Juventusit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Argjentinasi mori karton të kuq për shkak të një shpërthimi ndaj arbitrit të ndeshjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hetimi për sjelljen jo të mirë të lojtarit zgjati 15 minuta dhe në atë kohë Higuain tentoi të shpjegonte arsyet që e çuan të paraqiste një ankesë.

Klubi kuqezi e hodhi në Apel vendimin e Disiplinës, por nuk pati asnjë ndryshim.

Pra, Higuain do të mungojë në dy ndeshjet e radhës për Milanin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?