Mori të verdhë pas festimit me Portugalinë, Ronaldo niset për në Manchester

Pas golit kundër Irlandës dhe rekordit të ri ndërkombëtar, Cristiano Ronaldo pritet që në fundjavë të zbarkojë në Manchester për t’u përgatitur për debutimin e tij të shtunën tjetër në “Old Trafford” ndaj Newcastle.

CR7 gjatë festës së golit të dytë dhe të fitores për Portugalinë hoqi fanellën dhe u ndëshkua me të verdhë që i kushton atij skualifikimin për ndeshjen e radhës ndaj Azerbajxhanit.

Trajneri Fernando Santos do të lërë të lirë lojtarin tanimë, duke shmangur miqësoren e planifikuar të shtunën përballë Katarit. Për këtë arsye “The Sun” shkruan se aventura e dytë e Ronaldos në Manchester mund të fillojë në fundjavë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?