Mourinho u bën diçka të pabesueshme gazetarëve pas kritikave të shumta
Manchester United nuk po kalon një moment aspak të mirë si në kampionat ashtu edhe në Champions League, teksa në ndeshjen e dytë nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola ndaj Valencias. Në bankën e të akuzuarve për këtë situatë është trajneri i “Djajve të Kuq” Jose Mourinho, i cili ka nisur një betejë të ashpër me mediat dhe me specialistët e futbollit.
Për të marrë hak ndaj tyre strategu portugez ka vendosur që t’u bëjë diçka të padëgjuar deri më tani. Para ndeshjes së radhës ndaj Newcastle në kampionat, “Special One” ka vendosur që konferencën për shtyp para ndeshjes ta organizojë nesër në orën 8:00 të mëngjesit.
Një orar krejtësisht i pazakonte, teksa konferencat kryesisht bëhen rreth orës 2-3 të pasdites. Një ndëshkim për gazetarët që e kritikojnë që duhet të zgjohen shumë herët për të shkuar dhe për t’i bërë pyetjet e radhës Mourinhos. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

