Moti i keq, FSHF shtyn ndeshjet

Moti i keq ka prekur edhe futbollin. Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të pezullojë shumicën e ndeshjeve të kampionatit për këtë fundjavë, pas përmbytjeve në disa zona të vendit. Mësohet se sektori i garave në FSHF, vendosi të shtyjë të gjitha ndeshjet e kategorive inferiore të parashikuara për këtë fundjavë.

Përjashtim bën Kategoria Superiore, e cila do të luhet sipas programit të paracaktuar, vetëm me një ndryshim: spostimin e ndeshjes Luftëtari-Flamurtari, për ditën e hënë. Ky takim ishte përcaktuar për t’u zhvilluar ditën e shtunë, por situata e rënduar nga shirat në Gjirokastër e bën të pamundur zhvillimin normal të kësaj ndeshjeje.

Përballjet e tjera do të zhvillohen normalisht, Skënderbeu-Kukësi dhe Teuta-Kamza ditën e shtunë në orën 17:00, ndërkohë ditën e dielë luhen Lushnja-Partizani dhe Vllaznia-Laçi në orën 14:00. Më pas, ditën e hënë luhet ndeshja e spostuar Luftëtari-Flamurtari, po në orën 14:00.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?