MotoGP/ Dovizioso “fluturon” në San Marino, zhgënjen Yamaha e Rossit
Andrea Dovizioso triumfon në Çmimin e Madh të San Marinos dhe merr fitoren e tretë të sezonit në kampionatin botëror të MotoGP.
Motori i drejtuar nga italiani ishte i paparashikueshëm në pistën e Misano, duke kaluar vijën e finishit përpara Hondas së Marquez dhe Honda të Crutchlow. Garë për tu harruar për Yamaha, vendi i 5-të për Vinales dhe vetëm ai i shtati për Valentino Rossi.
Një garë e cila, edhe një herë, konfirmoi hendekun mes Hondas dhe Ducatit dhe pjesës tjetër të grupit, me Yamaha që ndjek nga afër. Në klasifikimin e përgjithshëm Rossi rrëshkiti në vendin e tretë, me Dovizioson që pozicionohet i dyti me 67 pikë më pak se Marquez.





KOHA JONË SONDAZH

