FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

MotoGP/ Reshjet e shiut anullojnë Çmimin e Madh të Britanisë

Reshjet e shumta të shiut kanë bërë që Çmimi i Madh i Britanisë të anullohet.

Zyrtar të kategorisë më të lartë të garave me motora, MotoGP kanë marrë këtë masë “ekstreme” për shkak të kushteve të këqija të motit dhe sigurisë, pasi shiu ka përkeqësuar terrenin në pistën e “Silverstone”. Problemet në pistën e Silverstone ishin prezente gjatë gjithë ditës së sotme, çka bëri që dhe starti të shtyhej për një kohë të pacaktuar.

Gara u anulluan zyrtarisht pas një takimi midis zyrtarëve të IRTA dhe pilotëve të MotoGP, ku u konsideruan se kushtet ishin të pasigurta për të garuar me vendimin e konfirmuar pak pas orës 16:00 me atë lokale (17:00 me orën shqiptare).

Swiss Digital Desktop Reklama

Me parashikimet që tregonin shi të madh për pjesën tjetër të së dielës dhe pa asnjë mundësi për të garuar të hënën për shkak të kërkesave të sigurisë, zyrtarët e MotoGP anulluan të tre garat (MotoGP, MotoGP2 dhe MotoGP3) pasi pritën pesë orë për tu përmirësuar kushtet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo është hera e parë që një garë e MotoGP-së është anuluar plotësisht, që nga ai i Austrisë 1980 i cili ishte i pushtuar nga dëbora.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?