Mourinho bën ironinë e radhës: Me Arsenalin shënuam 4 gola

Këtë herë nuk mungoi zemra në fushë dhe ai nuk ka asgjë kundër lojtarëve të tij, të paktën këtë thotë në publik, sepse fjalimi në dhomën e zhveshjes do mbetet mister.

Por, Jose Mourinhos nuk i mungon ironia për gabimet e skuadrës së tij në barazimin me Arsenalin mbrëmjen e djeshme.

“Shënuam katër gola dhe barazuam 2-2. Si gjithnjë, bëjmë gabime dhe e paguajmë. Edhe këtë herë ishte pak a shumë e njëjta gjë, por me shpirt të shkëlqyer dhe njerëz gati të luftojnë fort. E vlerësoj skuadrën. Ata shkuan në limite dhe ishin me të vërtetë të lodhur. Disa prej tyre nuk kanë luajtur gjithë sezonin. Smolling luante në një gjendje të vështirë, por Arsenali ishte i rrezikshëm vetëm kur ne humbitnim topin në zona të këqija. Kjo ishte një paraqitje e një shpirti dhe zemre të madhe”, deklaroi Mourinho.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?