FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mourinho bën lëvizjen e papritur, do jetë në Botërorin e Rusisë

Jose Mourinho do të ketë një profesion të ri në përfundim të sezonit.

Trajneri portugez i Manchester United do të jetë komentator i Botërorit të Rusisë në kanalin televiziv RT, lajm që u konfirmua nga vetë kjo media.

“Trajneri i famshëm portugez, Jose Mourinho i njohur ndryshe si ‘Special One’ dhe që ka drejtuar klubet më të më mëdhenj të botës, do t’i bashkohet skuadrës RT, theksohet në komunikatën e këtij televizioni në faqen zyrtare të internetit, Mourinho do të japë opinionin e tij dhe do të ndajë njohuritë dhe eksperiencën e tij me shikuesit e RT”, citohet nga media me të cilën do të bashkëpunojë portugezi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër Mourinho tha se ishte shumë i lumtur që do të bëhet pjesë e këtij televizioni dhe se për të është një kënaqësi që të ndajë me të tjerët opinionet për ndeshjet e këtij evenimenti.

Swiss Digital Mobile Reklama

RT nuk ka të drejta të transmetimit të ndeshjeve të Kupës së Botës dhe Jose Mourinho do të jetë pjesëmarrës në programet speciale që do të përgatiten për ngjarjen më të madhe futbollistike.

Bashkë me Mourinhon në studiot e RT do të jetë edhe ish-portieri i Manchester United e Danimarkës, Peter Schmeichel.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?