Mourinho e thotë hapur: Gati të marr drejtimin një ekipi këtë verë
Josè Mourinho ka vendosur që të rikthehet nën drejtimin e kësaj skuadra dhe këtë gjë është gati për ta bërë duke filluar nga kjo verë. Në një prononcim për RMC Sport, ka zbuluar planet e së ardhmes.
“Kam shumë cilësi dhe një prej tyre është të di se si t’i respektoj klubet e tjera dhe menaxheri i tyre. Nuk kam thënë kurrë: “Ky klub më dëshiron mua, apo ky tjetri më kontaktuar”.
Kur u largova nga Manchester United në dhjetor, mora menjëherë vendimin se dua që të rikthehem në punë gjatë verës. Shpresoj që të gjej një pankinë që në muajin qershor, por dua një projekt që më pëlqen vërtet.
Një projekt që nuk mban mend, ose e thënë më mirë nuk dëshiron që ta kujtojë, është aventura në “Old Trafford”.
“Duke folur për Manchester United është e vështirë për mua, unë nuk mund të flas me të njëjtën gëzim dhe të njëjtën liri me të cilën flas për klube të tjera”. Një plagë ende e hapur, të cilën Mourinho shpreson që ta shërojë diku tjetër. Një nga destiancionet e përfolura që nga dita e djeshme është edhe Juventusi, pas largimit të Allegrit./R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

