Mourinho flet për bisedën me Zidane: Pyesni kush e ka shkruar, ai ka hyrë në telefonin tim (VIDEO)

Jose Mourinho është në një moment të vështirë të karrierës së tij. Manchester United ka barazuar fillimin më të keq në histori me 10 pikë të grumbulluara nga 21 të mundshme në këtë sezon, siç ndodhi me David Moyes në stolin e “Djajve të Kuq”, vitin pas lamtumirës së Sir Alex Ferguson.

“Special One” tha se nuk ka frikë për shkarkimin, ndërsa mediat kanë publikuar sot një bisedë telefonike të pretenduar mes portugezit dhe Zinedine Zidane, ku francezi i ka theksuar se nuk e do pozicionin e tij:

“Pyetni atë person, që e ka shkruar, nëse kam folur me Zidane. Pyesni atë, e keni aty mbrapa (bën me gisht nga gazetari). Ai e ka shkruar atë, ai është futur në telefonin tim”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Atmosfera në ekip? Është një javë e rëndësishme. Valencia, prej nesh ka mundësinë për të luajtur një lojë të madhe. Jo të gjithë mund të luajnë në Champions. Natyrisht, kam parë fytyra të trishtuara, sepse kemi humbur ndeshjen e fundit, por pas dy seancave të trajnimit, mendoj se jemi në situatë normale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas mendimit tim, performanca është pasojë e shumë faktorëve. Gjithkush në klub ka një rol. Edhe klubi ka një rol, unë po ashtu. Çdo person e ka një rol. Kur fitojmë, kemi merita të gjithë, edhe kur humbim, gjithashtu, përgjegjësia ndahet. Pra, përgjegjësia iu takon të gjithëve në një klub futbolli”, deklaroi strategu portugez.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?