Mourinho flet për herë të parë pas shkarkimit: Kam të ardhme edhe pa United

Pasi u përjashtua nga Manchester United, Jose Mourinho më në fund ka vendosur për të thyer heshtjen. “Special One” ka dhënë intervistë e parë për “Sky Sports UK”.

“Ju mund të thoni gjëra të bukura dhe të tjera më pak të bukura, por unë nuk jam ky lloj. Pse duhet të ndaj me të gjithë ndjenjat e mia, madje edhe me tifozët? Tani ka mbaruar. Unë kurrë nuk kam pasur fjalë të mira për ata teknikë që thonë gjithçka dhe fajësojnë të tjerët. Unë nuk jam kështu. Manchester United tani është e kaluara. Manchester United ka një të ardhme pa mua dhe unë kam një të ardhme pa Manchester United.

Unë mendoj se tifozët e Manchester United e kuptuan se sa krenar isha për të trajnuar ekipin e tyre. Kam pasur rastin të punoj çdo ditë me njerëz fantastikë, disa prej të cilëve do të mbeten përgjithmonë në jetën time si miq. Gjithkush i njeh parimet e mia profesionale dhe sa herë që një kapitull mbyllet, tregoj respektin më të thellë dhe nuk flas për kolegët e mi. Shpresoj që mediat të respektojnë pozicionin tim dhe të më lejojnë të jetoj në paqe. Derisa të vendos sërish këmbë në futboll, kam të drejtë ta jetoj jetën, ashtu si dua, dhe kushtu do të bëj. Gëzuar Krishtlindjet!”, deklaroi Mourinho. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?