FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mourinho habit pas eliminimit nga Derby: E dija që do të humbnim!

Pas eliminimit të bujshëm nga Kupa e Ligës, duke u mundur në “Old Trafford” nga Derby County me penallti, 8-7, trajneri portugez e pranoi se e nuhati eliminimin, që kur pa se seria e penalltive po zgjaste aq shumë dhe askush nuk po gabonte. U gjuajtën 15 penallti dhe të gjithë shënuan, derisa mori përsipër të gjuante Phil Jones.

“E kisha thënë që Derby kishte shumë besim, sepse luajti një ndeshje të shkëlqyer, ndërsa ne nuk e vramë ndeshjen pas golit të parë. Në pjesën e dytë nuk dominuam dhe reaguam vetëm pas golit të barazimit, gjë që nuk më pëlqen. Me një lojtar më pak skuadra reagoi me krenari, duke refuzuar të dilte e mundur nga fusha.

Më pas, te penalltitë natyrisht dikush do të duhej të gabonte. Kur e pashë që po gjuheshin penalltitë e gjashta, të shtata, e dija që do të vinte radha e Jones apo Bailly. E dija që do ishim në telashe”, tha Mourinho.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?