Mourinho i çmendur pas Koulibaly, bën gati çekun 100 milionë euro

Jose Mourinho kërkon me cdo kusht që të transfertojë Kalidou Koulibaly te Manchester United që në merkaton e janarit. ka “djegur” me radhë të gjithë qendërmbrojtësit si Baily, Lindelof, Smalling e Jones, që nuk kanë bindur me paraqitjet e tyre.

Portugezi është i bindur se shpëtimin mund ta gjejë nga kampionati italian dhe pikërisht nga qendërmbrojtësi senegalez i Napolit, Koulibaly, për të cilin drejtuesit e Manchester United-it janë gati të ofrojnë shifra stratosferike.

Kështu sipas mediave italiane, për të bindur presidentin e Napolit të heqë dorë nga kartoni i Koulibaly, “Djajtë e kuq” janë gati të ofrojnë plot 100 milionë euro, për të marrë mbrojtësin që në muajin janar.  De Laurentiis do të duhet të mendohet mirë, pasi Koulibaly është ndër të paktët elementë të pazëvendësueshëm në formacionin e Napolit, gjatë sezoneve të fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?